Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka shfaqur probleme shëndetësore në burg dhe mësohet se është shtruar në spital.
Raportohet se Gjici ndodhet i shtruar në një spital privat në kryeqytet për shkak të problemeve të shfaqura me shëndetin, që prej muajit korrik.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit ka deklaruar fajtor Gjicin, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, duke e dënuar me 3 vite burg.
Gjithashtu Apeli i GJKKO ka deklaroi fajtore dhe Alma Kaçin, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, duke e dënuar me 1 vit burg.
Gjici ndodhet në qeli prej 24 qershorit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme pas publikimit të materialit filmik ku shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kacin.
Më pas duke u kërkuar vartësve të kujdeseshin për të kaluar në këshill një projekt të kërkuar prej saj për menaxhimin e qenve të rrugës.
Sipas dyshimeve te SPAK, Safet Gjici ka favorizuar Alma Kaçin duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projektin për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.
Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co