Instituti i Statistikave i ka kthyer përgjigje deputetit Salianji, lidhur me vonesën e publikimit të të dhënave të Censit.
deputeti Salianji me shkresë zyrtarë i ka kërkuar sqarime INSTAT për këtë proces të rëndësishëm, për metodën e ndjekur, dhe për shqetësimin e ndërhyrjes qeveritare.
Gazetari Osman Stafa ka siguruar përgjigjen e INSTAT, që shënon edhe herën e parë që ky institucion bën transparencën financiare, duke treguar sa u ka kushtuar shqiptarëve censi që nisi në shtatorin e vitit të kaluar, dhe do të shpallet në qershor.
Dhe ka kushtuar jo pak, por 16.9 milionë euro.
Sa i përket afatit se kur do të publikohen të dhënat, INSTAT sqaron se në nivel vendor do të publikohen në tetor 2024, ndërsa në dhjetor parashikohet dërgimi i të dhënave në EUROSTAT.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co