
Agjencia ruse e sigurisë ka shkatërruar një celulë terroriste në Rusinë jugore, anëtarët e së cilës dyshohet se janë përfshirë në sulmin në sallën e koncerteve në Moskë.
Shërbimi Federal i Sigurisë tha se ka arrestuar katër anëtarë të dyshuar të celulës në provincën ruse të Dagestanit në Kaukazin e Veriut.
Agjencia pretendoi se të dyshuarit e arrestuar në Dagestan ishin të përfshirë në kanalizimin e fondeve dhe sigurimin e armëve për personat e armatosur që sulmuan sallën e koncerteve në skajin perëndimor të Moskës më 22 mars.
“Militantët e arrestuar morën pjesë drejtpërdrejt në financimin e autorëve të sulmit terrorist të 22 marsit në Moskë dhe në sigurimin e tyre me mjete terroriste”, tha FSB në një deklaratë.
Sipas FSB tha se një nga të dyshuarit e arrestuar në Dagestan kishte rrëfyer se kishte sjellë personalisht armë për agresorët e Moskës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co