Kryeministri i Finlandës thotë se Rusia është “duke u përgatitur” për një “konflikt të gjatë” me Perëndimin.
Kryeministri Petteri Orpo, në fjalën e tij në në Parlamentin Evropian tha se pavarësisht të gjithave presidenti rus nuk është i pathyeshëm.
Orpo foli mes të tjerash edhe në lidhje me rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, pasi Vladimir Putin u zotua të dërgojë trupa në kufirin Rusi-Finlandë në përgjigje të pranimit të Finlandës në NATO.
“Rusia duket se po përgatitet për një konflikt të gjatë me Perëndimin, por Rusia nuk është e pathyeshme”, u tha Orpo eurodeputetëve.
Ai gjithashtu akuzoi Rusinë për shtyrjen e shtetasve të vendeve të treta drejt kufirit lindor finlandez, në atë që e quajti një veprim të papranueshëm.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co