
Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev tha se gjurmët e sulmit terrorist në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” në Moskë shtrihen te shërbimet speciale të Ukrainës.
Patrushev foli në takimin e 19-të të Sekretarëve të Këshillit të Sigurimit të Shteteve Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimi të Shangait (SCO) i cili mbahet në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.
Ai tha se po bëhen përpjekje për të imponuar versionin se sulmi terrorist në sallën e koncerteve në Moskë nuk është kryer nga qeveria ukrainase por nga dega afgane e DEASH-it që është e ndaluar në Rusi.
Patrushev mbrojti idenë e tij se “gjurmët e sulmit shtrihen te shërbimet speciale të Ukrainës të kryesuar nga qeveria e Kievit që dihet mirë nga të gjithë se kontrollohet nga SHBA-ja”. Sipas tij, DEASH, Al-Kaeda dhe organizatat e tjera terroriste janë krijuar nga Washingtoni.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co