Rusia deklaron se Ukraina tentoi një sulm me dron kundër termocentralit bërthamor, ja objektivi

rusia deklaron se ukraina tentoi nje sulm me dron kunder termocentralit berthamor ja objektivi
rusia deklaron se ukraina tentoi nje sulm me dron kunder termocentralit berthamor ja objektivi

Rusia pretendoi sot se Ukraina u përpoq të godiste termocentralin bërthamor të Kurskut në një sulm me dron, ndërsa rajoni kufitar vazhdon të jetë skenë e një inkursioni nga Kievi i nisur më shumë se dy javë më parë, transmeton Anadolu.

“Natën e 22 gushtit 2024, regjimi i Kievit u përpoq të kryente një akt terrorizmi bërthamor me një dron kamikaz në një termocentral bërthamor në Kurchatov në rajonin Kursk”, ka thënë një burim nga agjencitë e rendit, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Burimi ka thënë se droni ukrainas i përdorur gjatë sulmit është rrëzuar në “afërsi të menjëhershme” të uzinës nga sistemet ruse elektronike të luftës.

Duke komentuar incidentin, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë për TASS se sulmi kërkon një përgjigje të menjëhershme nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), duke e përkufizuar atë si një “akt të terrorizmit bërthamor”.

Një ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se Ukraina u përpoq të godiste termocentralin bërthamor në Kursk dhe se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) është informuar për situatën.

Putin tha se IAEA ka premtuar të dërgonte specialistë për të vlerësuar situatën në uzinë, ndërsa ushtruesi i detyrës së Guvernatorit të Kurskut, Alexey Smirnov, tha se situata në termocentral është e qëndrueshme.

Pas komenteve të Putinit, shefi i IAEA-s, Rafael Grossi, njoftoi synimin e tij për të vlerësuar personalisht situatën në vend gjatë një vizite javën e ardhshme.

Autoritetet ukrainase nuk i kanë komentuar ende pretendimet e Rusisë.

Rajoni kufitar rus i Kurskut është përballur me një inkursion nga Kievi që nga nata e 5-6 gushtit, kur forcat ukrainase hynë në rajon pranë qytetit Sudzha, rreth 10 kilometra nga kufiri.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →