
Tifozët rumunë nuk zënë mend! Edhe mbrëmjen e sotme, po njësoj si në përballjen e fundit mes tyre në Bukuresht, ndeshja është ndërprerë. Tifozoët kanë fyer lojtarët e Kosovës me thirrje rraciste në minutat e fundit të takimit, duke sjellë edhe reagimin e dardanëve.
Mërgim Vojvoda është kthyer nga ultrasit rumunë dhe i ka treguar me krenari identitetin e tij shqiptar. Mbrojtësi i Kosovës ka bërë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare. Ndërkohë, ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombeve, vazhdon të jetë e ndërprerë, teksa futbollistët dardanë i janë drejtuar dhomave të zhveshjes pas thirrjeve fyese të tifozerisë rumune./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news