Chermen Valiev, mundësi që përfaqëson Shqipërinë ka mësuar emrin e kundërshtarit. Valiev do të sfidojë mundësin neutral, Mahamedkhabib Kadzimahamedau, i cili triumfoi ndaj sllovakut Tajmuraz Mairbekovic Salkazanov.
Asgjë nuk do të jetë e lehtë për mundësin kuqezi, sidomos në këtë fazë, ku rivalët janë mjaft të fortë. Valiev, i cili garon në stilin e lirë për peshat deri në 74 kilogramë, duhet të sigurojë 2 fitore, për të arritur te medalja e bronztë.
Nëse vjen triumfi ndaj rivalit të parë, në finale do jetë mundësi nga Taxhikistani, Viktor Rassadin.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co