Kemi mbërritur në fazën më vendimtare të sezonit të rregullt dhe te Partizani gjërat duhet të jenë thuajse perfekte, pasi synohet më pahir vendi i dytë në renditje. Kjo e së dielës në orën 15:00 në Rrogozhinë është një nga transfertat më të vështira për Partizanin në dy vitet e fundit.
Fitorja e fundit e të kuqve në shtëpinë e Egnatias daton para më shumë se dy vitesh, në maj 2022. Përveç kësaj, në ndeshjet mes këtyre ekipeve kanë mbretëruar barazimet. Pesë barazime 1-1 dhe nga një fitore për të dyja skuadrat janë regjistruar në shtatë betejat e fundit në kampionat dhe Superkupë. Përveç kësaj, gjashtë titullarë të të kuqve në rast ndëshkimi me karton të verdhë në këtë ndeshje, do të mungojnë kundër Dinamos në sfidën e radhës. Ata janë Eljon Sota, David Atanaskoski, Andi Hadroj, Arinaldo Rrapaj, Kristian Mba dhe Alfred Mensah.
KRAHASIMI “Demat” zbresin një shkallë. Pritej që Partizani në këtë sezon të forcohej akoma më shumë dhe të niste një dominim në futbollin shqiptar, por kjo nuk e ka ndodhur. Shifrat aktuale tregojnë se të kuqtë janë më pak produktivë në këtë sezon, pasi në 30 ndeshje të luajtura, kanë grumbulluar 48 pikë, tri më pak sesa vjet. Sa i përket renditjes, vjet ishin të dytët, ndërsa sivjet, të tretët. Nën drejtimin e Kolelës shënonin, por edhe pësonin më shumë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co