Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me rritjen e pagave të paralajmëruar për administratën, duke thënë se kjo është “tallja e radhës e qeverisë me qytetarët”.
Sipas tij kjo rritje rrogash në një vit elektoral nuk mbërrin as indeksimin e çmimeve, e jo më nevojat e shpenzimeve për familje.
Ai shtoi se “rritjet qesharake” vijnë në afërsi të zgjedhjeve, ndërsa pas tyre “rriten taksat”.
“Sot vjen dhe tallja e rradhës e kësaj qeverie me qytetarët, një rritje rrogash në vit elektoral që nuk mbërrin as indeksimin e cmimeve jo më nevojat e shpenzimeve për familje.
Rritjet qesharake vijnë në afersi të zgjedhjeve, kalojnë zgjedhjet rriten taksat”, shkroi ai në Facebook.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co