Rastet e prekura me COVID kanë shënuar rritje së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa norma e vaksinimit dhe trajtimit është e ulët për shkak të qasjes së pabarabartë të njerëzve.
Specialisti i sëmundjeve infektive në Universitetin e Kalifornisë, Peter Chin-Hong, e ka cilësuar si shqetësuese këtë rritje të numrit të rasteve gjatë kësaj vere.
“Shumë njerëz tani po preken nga COVID-i në të gjithë vendin. Ka ende shtrime në spital dhe disa qindra vdekje çdo javë në SHBA – kjo është tragjedi”, ka thënë ai, raportoi të hënën “The Guardian”.
Rritja e numrit të rasteve është nxitur nga një treshe variante e quajtur Flirt për shkak të mutacioneve të përbashkëta, që duket se janë më imunologjike dhe më të transmetueshme.
Në nivel kombëtar, vizitat në Urgjencë për COVID janë rritur për 15.7% javën e kaluar. Rritja e normave të shtrimit në spital tani është më e lartë se gjatë së njëjtës kohë të vitit të kaluar.
Edhe numri i të vdekurve po rritet. COVID-i mbetet shkaku i katërt kryesor i vdekjeve në SHBA.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co