NATO-s do i duhen rreth 35 deri në 50 brigada shtesë për t’i realizuar planet e reja për t’u mbrojtur kundër ndonjë sulmi nga Rusia, raporton Reuters.
Një burim ushtarak nuk ka dhënë detaje të tjera për planin, meqë thuhet se janë informacione sekrete.
Brigada përfshin rreth 3000 deri në 7000 trupa, prandaj gjenerimi i 35 deri 50 njësive do të paraqiste sfidë.
Në një tjetër sfidës të NATO-s teksa e rinovon qëndrimin e saj për ta marrë seriozisht kërcënimin e një sulmi të mundshëm rus pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, një burim sigurie ka thënë se është që vetëm Gjermanisë do t’i duhet t’i katërfishojë kapacitetet e mbrojtjes ajrore.
Në një samit në Vilnius vitin e kaluar, liderët e NATO-s kanë rënë dakord për planet kryesore të mbrojtjes së aleancës në më shumë se tri dekada dhe zyrtarët kanë qenë duke punuar në përkthimin e dokumenteve në kërkesa konkrete ushtarake që nga atëherë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co