
Gjysmë viti pas fillimit të garës në La Liga, Barcelona është futur me pjesën kyçe të sezonit.
Në muajt e ardhshëm, skuadra blaugrana ka gjithçka në lojë dhe është e gjallë në të gjitha garat. Javët e fundit, djemtë e Hansi Flik kanë mundur të rikthehen në garën në La Liga pas dështimeve të Realit të Madridit dhe Atletikos, ndaj është e rëndësishme që katalanasit të mos humbasin më pikë në ndeshjet e mbetura. Për ta arritur këtë, është thelbësore që të gjithë lojtarët të jenë në dispozicion.
Pasi Dani Olmo dhe Gavi janë rikuperuar nga problemet e tyre të fundit dhe pavarësisht dyshimeve të Arauhos dhe dëmtimeve afatgjatë të Kristensen, Mark Bernal dhe Ter Shtegen, trajneri gjerman ka në dispozicion një pjesë të madhe të skuadrës. Shqetësimi tjetër që duhet mbajtur nën kontroll është një situatë tjetër: kartonët. Fermin Lopez do të mungojë në ndeshjen e së hënës së ardhshme kundër Vajekanos (21:00) për shkak të kartonit të kuq kundër Seviljes. Ndërsa disa lojtarë të tjerë janë pranë përmbushjes së ciklit të kartonëve të verdhë.
Duhet theksuar se asnjë lojtar i Barçës, pavarësisht se sezoni po ecën mirë, nuk ka kryer një cikël të kartonëve të verdhë ose nuk është pezulluar ende, shembull i fair-play-t të katalanasve. Por kjo nuk do të thotë se ata nuk duhet të jenë të kujdesshëm në menaxhimin e kartonëve, pasi përpara presin ndeshje shumë të rëndësishme. Janë disa lojtarë të Barçës që janë një hap larg paralajmërimit. Injigo Martínez, Kubarsi, Fermin Lopez, Kasado, Gavi dhe Rafinja kanë nga tre kartonë të verdhë, kështu që nëse do të shihnin një karton kundër Vajekanos, ata do të jenë vetëm një karton tjetër larg pezullimit.
NDRYSHE ME TË KUQTË – Por Barcelona ka një problem me kartonët e kuq. Katalanasit kanë të përjashtuar tre lojtarë deri më tani. i pari ishte Ferran Torres për një goditje të fortë ndaj Asprilias, pastaj Kasado në Vigo për një karton të dytë të verdhë dhe për Fermin Lopez në javën e fundit për ndërhyrjen e tij ndaj Sov në suksesin 1-4 në Sevilje. Këtyre tri kartonëve të kuq të tri lojtarëve u shtohet dhe një i katërt për trajnerin Hansi Flik.LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL