
Grupi i punës është ngritur dhe pret me padurim sezonin e ardhshëm. Është një ekip që duhet rindërtuar dhe dy pjesë të rëndësishme për t’u futur në staf, nga drejtori sportiv te trajneri, përmes një sërë “audicionesh” dhe lojës së zakonshme të shahut mes të fortëve të klubit.
Milani vazhdon të jetë në trazira dhe pak i përçarë nga brenda, pavarësisht deklaratave qetësuese të të gjithëve. Mjafton të mendojmë vetëm për emrat që janë shfaqur ditët e fundit për të pasuar Serxho Konseisaon: Masimiliano Alegri, i orientuar drejt rezultateve, i preferuar nga Xhorxho Furlani nga njëra anë dhe nga ana tjetër Sesk Fabregas, i cili, me filozofinë e tij të lojës, është trajneri që intrigon më shumë dyshen Ibrahimoviç-Monkada.
Dy që do të bëhen tre ose mbase katër pjesërisht, sepse nuk është e qartë çfarë drejtimi do të merret, duke qenë se në bordin drejtues ka një luftë për pushtet midis “kardinalianëve” dhe “eliotianëve”. E vetmja siguri është se Konseisao nuk do të jetë më në krye të “Djallit”, të rrëmbyer prej një sezoni, ku asgjë nuk funksionoi siç duhej.
DREJTORI I RI – Paradoksi i madh, megjithatë, është në të vërtetë një tjetër: Milani është gati të mbështetet te një drejtor sportiv që do të marrë përgjegjësinë për rithemelimin, por trajneri duket se do të zgjidhet pa mendimin e tij. Sigurisht që përmendet emri i Paratiçit (favoriti aktualisht) dhe është e lehtë ta bashkëngjisësh me Alegrin.
Por, nëse ish-dyshja e Juventusit dështon? Mister total. Tare i pëlqen Ibrës, por në radarë janë edhe Krëshe apo Tiago Skuro. Dy ekspertë të kampionatit italian, dy të huaj që përbëjnë baste. Përsëri!
PANORAMASPORT.AL