
Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ka takuar sot ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, ku e njoftoi me zhvillimet kryesore në sistemin financiar, avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative, aktivitetet që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë dhe integritetin e sistemit financiar, zbatimin e objektivave dhe Planin e ri Strategjik 2024-2028 të BQK-së.
Sipas njoftimit për media nga BQK, thuhet se gjatë këtij takimi, guvernatori Ismaili ka sqaruar aspektet kryesore që trajton Rregullorja e re për Operacionet me Para të Gatshme dhe efektet e saj, duke argumentuar dhe sqaruar pozicionin e saj. “Avancimi i kornizës rregullative për luftimin e dukurisë së parave të falsifikuara dhe furnizimit të rregulluar e transparent të ekonomisë me para të gatshme, që kontribuojnë në ruajtjen dhe rritjen e integritetit të sistemit financiar dhe vet valutës Euro, ishin ndër temat kryesore të këtij takimi informues”, thuhet në njoftim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co