
Alex Sandro, mbrojtësi i Juventusit, ka dhënë një intervistë për kanalin e Serie A në YouTube, duke folur për të shkuarën dhe të ardhmen e tij.
“Oferta e Juventusit? Kur erdhi propozimi i Juventusit, mora një të dridhur. Për mua ishte si një ëndërr për të luajtur për një nga skuadrat më të mëdha në botë”.
Çfarë përfaqësojnë trofetë e fituar?
“Nga shtatë trofe, më i miri është padyshim i pari ku fillon gjithçka. Sot flas gjithmonë me fëmijët se gjëja më e rëndësishme nuk janë trofetë. Ditën që do largohem nuk do të lë vetëm trofetë, por miqtë, shokët e skuadrës, trajnerët dhe të gjithë që japin kontribut te Juventusi” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co