Modelja e njohur Vildane Zeneli, ka rrëfyer se motra e saj ka fituar betejën me kancerin. Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, ajo thotë se motra e ka përfunduar kimioterapinë.
Përfundoi kimioterapia! Jam shumë krenare për motrën time! Pas nëntë muajsh në betejë me kancerin, mastektominë dhe 16 kimioterapi, ajo i ra ziles sot! Kemi ende shumë punë për të bërë, por kjo është dita më e lumtur e vitit për mua dhe familjen time!
Në një postim me foton e së motrës, modelja shkroi: “Shumë krenare për ty motra ime e ëmbël. Mezi po pres të të shoh sërish në këtë gjendje”. “U futa në pusin e zi të ankthit e depresionit”, modelja shqiptare ndjek ëndrrën e fëmijërisë pas tragjedive familjare
13 Qershor, 18:41.


Kujtojmë që disa kohë më parë, Vildania ndau një rrëfim shumë personal për tragjeditë familjare dhe sfidat, ku tregoi edhe për sëmundjen e motrës së saj.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co