Armando Broja po vijon rekuperimin e tij, duke humbur kështu dy ndeshjet e muajit nëntor me Kombëtaren. Një mungesë e rëndësishme për Shqipërinë, e cila do të luajë dy sfida finale në “Air Albania”. I ftuar në “Klan News”, Shpëtim Duro ka folur me superlativa për sulmuesin e Evertonit. Trajneri i mirënjohur ka thënë se Shqipëria rrallë herë ka pasur lojtar të nivelit të Brojës.
“Aftësitë individuale të tij janë shumë të rëndësishme në zgjidhjen e situatave në futboll. Kështu që ai ka ato cilësi që i shërbejnë skuadrës. Sigurisht që duhet të përmirësohet në disa aspekte. Por në gjykimin profesional, rrallë kemi pasur futbollistë të nivelit të cilësive që ka Broja. Është fatkeqësi e madhe që ai nuk po luan te skuadrat ku është. Ai është lojtar i dekadës për ekipin tonë kombëtar”, ka thënë Shpëtim Duro./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news