Kristiano Ronaldo foli në një intervistë në kanalin e tij në YouTube me mikun e tij dhe ish-shokun e skuadrës Rio Ferdinand. “Së pari dua të arrij 900 gola, pastaj 1000. Por me një ndryshim, të gjitha golat e mia janë të filmuara, unë kam provat”, tha ai, me një referencë mjaft të qartë për Pele dhe Romario. “I respektoj të gjithë, por kam prova, po të duash mund t’ju sjell edhe ato të shënuara në stërvitje, pa problem”, ka thënë më pas ai me shaka.
Në moshën 39-vjeçare, ish-lojtari i Real Madridit i mban praktikisht të paprekura motivimet e tij: “Unë gjithmonë dua të shënoj gola. Qoftë kundër Francës ose kundër Al-Ettifaq, asgjë nuk ndryshon për mua. Pas një ndeshje të fituar është gjithmonë më mirë, por nëse shënoj më shumë, unë do të jem pak më i lumtur dhe pas një disfate mësova se jeta vazhdon.”
Duke u përgjigjur kritikave, ai më pas shtoi: “A jam egoist? Mendon se do të ndryshoj tani? “Kristiano është egoist, blah, blah, blah”, a mendoni se do të ndryshoj tani, në gati 40 vjeç? Është e qartë se ju pëlqen apo jo, kjo është pjesë e jetës. Unë po plakem. Por pse? Sepse nuk shënova gol. Por çfarë ndodh me të kaluarën? Unë shënova 10 gola në kualifikime dhe shënova dygolësh kundër Irlandës para Euros”, përfundoi CR7.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co