Rithemelimi vijon punën për hartimin e programit qeverisës, ndërsa departamenti i Arsimit ka zhvilluar një takim pune me ish-kryeministrin, Sali Berisha.
Në takim u paraqit plani për hartimin e Programit të Arsimit dhe të Kërkimit Shkencor për vitet 2025-2029, i cili është përgatitur nga specialistë të arsimit, pedagogë e mësues, studentë, përfaqësues të grupeve të interesit si dhe me mbështetjen e ekspertëve të huaj të politikave të sistemit edukativ dhe të kërkimit shkencor.
Berisha u ndal tek gjendja mjerane e arsimit të nxënësve, shpopullimin e mbi 1 milionë shqiptarëve, politizimin dhe korrupsionin që ka zënë rrënjë në çdo qelizë arsimore, asgjësimin e kërkimit shkencor dhe rrënimin e sistemeve të kualifikimit të shkencëtarëve shqiptarë.
Ai vuri theksin tek rritja e fondeve për kërkimin shkencor dhe rritjen e domosdoshme të pagave të arsimtarëve dhe pedagogëve.
Fjala e plotë e ish-kryeministrit:
Braktisi përpjekjen për konsolidimin e mëtejshëm të këtij sistemi dhe për rrjedhojë pati atë rrokulliste që nuk e ka njohur asnjë vend tjetër. Në këtë kontekst jam plotësisht dakord me ju. Programi ynë duhet të jetë ambicioz, duhet të jetë programi i një emergjence.
Duhet të jetë program që të shënojë një kthesë të madhe në trendin aktual të rënies së lirë të arsimit në Shqipëri. Ky program i cili duhet të fillojë me ciklin parashkollor dhe të përfundojë ,e ciklin pasuniversitar. Do të ketë mbështetjen më të fuqishme financiare nga qeveria e ardhshme.
5 % e buxhetit është zotimi im solemn, dyfishim dhe objekt drejt trefishimit të rrogave të arsimtarëve. Në mandatin e parë nuk do të ketë rrogë nën 1mijë e 300 euro në arsimin shqiptar. Nuk do të ketë rrogë nën 2 mijë euro në universitetet e vendit.
Do të bëhet gjithçka për t’i ofruar dhe konkretizuar mundësinë e shkollimit çdo fëmije kudo që të ndodhet ai. Të shkollimit në ciklin parashkollor, parauniversitar por edhe të shkollimit në Universitete. Kemi humbur 10 vite.
Nëse 10 vite më parë mesatarja e të diplomuarve në shkollat e larta në vende të ndryshme shkonte nga 18% në 30%, sot shkon edhe deri në 67%.
Gara e dijes është gara më e pandalshme por gara më e sigurt që sjell zhvillimin tërësor të një vendi dhe një kombi. Standardet do të jenë standardet e lirisë. Pa liri akademike nuk ka Universitete të vërteta. Pa kërkim shkencor universitetet nuk mund të ekzistojnë. Pa arsimin profesional shoqëria nuk i përgjigjet dot kërkesave të tregut dhe do të lëvizet me shpejtësi në të gjitha këto drejtime. Ne në synimet dhe objektivat tona do të shndërrojmë sistemin arsimor në promotor kryesor të transformimit të vendit.
Promotor kryesor të rivitalizimit të këtij vendi. Të ripopullimit të Shqipërisë nga shqiptarët. Ndaj dhe ju përgëzoj për adresimin që ju keni bërë me projekt-programin e qeverisjes sonë, të problemeve më të mprehta të emergjencës së këtyre problemeve. Dhe në rast se ne u kemi deklaruar shqiptarëve se për ne gjithçka do të fillojë me investimin tek qytetari. Le ta shprehim sot se i pari midis të parëve në këtë kontekst do të jetë shkollari, nxënësi, studenti, mësuesi, pedagogu i shkollave, universiteteve, arsimit profesional në Shqipëri.
Ne synojmë një arsim i cili jo vetëm të edukojë vlerat më të larta të lirisë dhe qytetërimit por edhe dijet më të arrira të fushave më të reja.
Ju përshëndes përzemërsisht ju dhe të gjithë mësuesit e vendit, të gjithë nxënësit e Shqipërisë, të gjithë pedagogët dhe i garantoj ata se me përpjekje serioze, investime madhore të sektorit publik dhe atij privat ne do të arrijmë një kthesë të shpejtë, të sigurt dhe të suksesshme në sistemin tonë arsimor.
Jam plotësisht dakord me objektivat e përcaktuara në këtë program.
Objektivat janë ambicioze por të domosdoshëm dhe plotësisht të realizueshme.
Një elaborim dhe përqendrim më të veçantë duhet të kemi tek kërkimi shkencor sepse faktikisht me masat e fundit, me reminishencat ataviste Rama-Gjinushi universitetet në mënyrën do të thosha, më të rrezikshme, më rrënuese, janë zhveshur nga kërkimi shkencor, nga qendra kryesor e një vendi dhe një kombi në kërkimin shkencor.
Modeli Rama-Gjinushi, është modeli i falsitetit, i gënjeshtrës, i pseudokërkimit. Është model i vjetër sa ç’është regjimi i Enver Hoxhës, por është i shartuar me oreksin korruptiv të pangopur të Skënder Gjinushit.
Ndaj dhe ne do të bëjmë gjithçka për rikthimin krahas autonomisë së vërtetë akademike, dhe të gjiha burimeve, ju keni përcaktuar drejt, është e domosdoshme të paktën të 8-fishohen në mos edhe më shumë, fondet për kërkimin shkencor në universitetet tona.
Kisha një kërkesë tjetër.
Ne në vitet e qeverisjes patëm një objektiv kryesor, nxjerrjen e sistemit arsimot nga korrupsioni. Dhe e vërteta është që me treguesit më të qartë ne në këtë drejtim arritëm rezultatet më të prekshme.
Nëse pranimet universitare ishin panair i shëmtuar i korrupsionit, ajo kohë u arkivua. Por, nuk janë vetëm pranimet apo edhe maturat shtetërore. Mendoj se në projektin tonë për arsimin 2025-2029, duhet të parashikojmë vendosjen e sistemeve më transparente për të luftuar me sukses korrupsionin në çdo skaj, në çdo qelizë të shkollës sonë.
Unë edhe një herë ju përgëzoj. E konsideroj projektin që keni përgatitur një projekt-program të shkëlqyer për qeverisjen e ardhshme të PD-së. Sikundër ftoj mësuesit, pedagogët të bashkohen në këtë përpjekje të madhe për të larguar nga pushteti këtë regjim që është me qëndrimet dhe politikat e tij, regjimi më shkatërrimtar për arsimin shqiptar që është njohur ndonjëherë.
Ndjek me shumë interes mendimet dhe veçanërisht angazhimin serioz tuajin për një program sa më të plotë dhe sa më të mirë. Natyrisht programi i arsimit në të gjithë dimensionet e tij duhet të shqyrtohet dhe të merren në konsideratë mendimet.
Nuk ka diskutim që ne synojmë për standardet më të mira por nga ana tjetër rruga e arritjes së tyre është një rrugë e vështirë, duhet të jemi realistë sepse kemi pësuar një shock të vërtetë. A mund të imagjinoni ju universitete pa kërkim shkencor, por asgjë nuk e konsolidon universitetin më shumë se kërkimi shkencor. Dhe tani pothuajse janë inekzistente.
Nuk kanë qenë kurrë. Me vjen keq ta them këtë. Edhe në diktaturë, në çdo kohë të saj. Fakultetet kishin fondin e kërkimit shkencor. Kjo që ka ndodhur është një mënzyrë e vërtetë por unë shoh se programi në vija të përgjithshme u jep përgjigje këtyre çështjeve kryesore.
Jam plotësisht dakord që në themel duhet të shqyrtohet gjithçka që të jetë reale dhe t’i përgjigjet synimeve të cilësisë ndaj dhe duke u mbështetur edhe një herë ju në këtë përpjekje ju shpreh vlerësimin tim më të madh dhe ju falënderoj.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co