BRITANI E MADHE
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka anuluar performancën e saj në Hungari vetëm disa orë para se të dilte në skenë, pasi është sëmurë dhe e ka kaluar natën në një spital të Budapestit.
Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një InstaStory, duke thënë se i duhet pushim dhe i duhet të ndjekë udhëzimet e mjekut.
Ju lutem më falni për këtë ngjarje të papritur, por fatkeqësisht nuk do të jem në gjendje të performoj në Campus Fesztival sonte. Pasi e kalova natën në spitalin e Budapestit, më duhet të pushoj plotësisht dhe të ndjek udhëzimet e mjekut. Më vjen keq për fansat e mi që do të jenë atje sot dhe jam vërtet mirënjohëse për mirëkuptimin tuaj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co