TIRANE
Roza Lati ka bërë një rrëfim të ndjerë në BBVIP. Ndërsa bisedonte me Gazin pas spektaklit, Roza rrëfeu se nëna e saj, aktorja Rita Lati, ka lindur një vajzë para Rozës, së cilës ia kishte vendosur emrin Tila.
Fatkeqësisht, vajza ndërroi jetë 40-ditëshe. Ndërsa rrëfente historinë, Roza tha se po të kishte jetuar motra e saj, ajo nuk do të ekzistonte.
“Para se të lindja unë, mami ka sjellë në jetë një vajzë, motrën time. 40 ditëshe ka ndërruar jetë. Tila ia ka vendosur emrin, Tila Lati. Po të jetonte ajo, unë nuk do të ekzistoja. Ajo ndërroi jetë bebe”, tha Roza.
Moderatorja ka thënë se këtë histori nuk e ka treguar më parë as ajo dhe as nëna e saj.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co