Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Islam Dudaev i solli Shqipërisë një tjetër medalje në Lojërat Olimpike, duke fituar sot të bronztën në stilin e lirë të mundjes deri në peshën 65 kilogram.
“Ja dhe medalja e dytë olimpike në historinë tonë”, shkruan kreu i qeverisë, i cili ka shoqëruar postimin me foto nga momenti i fitores së Dudaev.
Rama ka thumbuar edhe skeptikët teksa shprehet se “kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq”.
“JA EDHE MEDALJA E DYTË OLIMPIKE NË HISTORINË TONË💥🥉🦅❤️🇦🇱
Kush di të gëzohet le të gëzohet me shumicën dërrmuese të shqiptarëve😍
Kujt nuk di të gëzohet le t’ia njohim meritën e hudhrës që ia mban larg Shqipërisë syrin e keq🧄🤩”, shkruan Rama.
Pas tërheqjes së kundërshtarit amerikan në garën e ripeshkimit, Dudaev vihej përballë hungarezit Iszmail Muszukajev, i cili ka dalë i pesti në këtë peshë në Tokio 2020, ndërsa ishte kampion bote në vitin 2023.
Dudaev e nisi mirë me dy kapje dhe hedhje, duke e çuar rezultatin menjëherë në 6-0. Më pas, rezultati kaloi në 8-4 pas një aksioni ku u desh përsëritja. Hungarezi ngushtoi diferencën me 2 pikë të tjera dhe raundi i parë u mbyll me shifrat 8-6 për mundësin e Shqipërisë.
Muszukajev u hodh në sulm por Dudaev u përgjigj shpejt me 4 pikë radhazi duke siguruar avantazh të rëndësishëm për minutat e fundit. Kundërshtari i tij u mundua të kthente fatin e ndeshjes, teksa barazoi 12-12, por një pikë e fundit e siguruar nga Dudaev i dha atij medaljen e bronztë, të dytën për Shqipërinë në këto Lojëra Olimpike.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co