“Zonja e Vjetër” pësoi një rënie drastike brenda një muaji, ku fillimisht e shihnin veten në garë për titull, por tani ndodhen 15 pikë larg Interit kryesues duke mbyllur përfundimisht këtë diskutim. Kjo rënie e fortë ka bërë që në Torino të rikthehet edhe një herë diskutimi mbi të ardhmen e Massimiliano Allegrit. Allegri ka një kontratë deri në 2025, e sigurt është se nëse nuk rinovon kontratën e tij aktuale, atëherë Juventus nuk do ta nis sezonin e ri me të në stol.

Corriere dello Sport shkruan se drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë të qartë në këtë pikë, këtë e di edhe Allegri, duhet të rinovojë, në të kundërt do të largohet pasi nuk mund të nisin një projekt të ri me një trajner në skadencë.

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, drejtuesit e klubit torinez nuk dëshirojnë të kapen të papërgatitur, për këtë arsye kanë nisur të kryejnë sondazhe në distancë. Preferenca e tyre e parë është trajneri i Bologna-s, Thiago Motta.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co