Luis de la Fuente drejton Spanjën prej 10 ndeshjesh, me skuadrën që ka marrë një mesatare prej 2.70 pikësh. Pas shortit të Nations League (do takohen ndaj Danimarkës, Serbisë dhe Zvicrës), trajneri i spanjollëve preku edhe temën e rinovimit.
“Gjërat menaxhohen mirë. Duhet të presim kohën e duhur, ka rrethana të tjera që tani duhet të kujdesem fillimisht. E imja nuk do të jetë problem dhe do të komunikohet kur të jetë e përshtatshme. Në mendjen time kam ndërmend të jem një trajner për një kohë të gjatë por afatet janë ato qe janë me qetësi” – Tha De La Fuente.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co