
Trajneri Sylvinho pritet që shumë shpejt të zyrtarizojë rinovimin me Shqipërinë. Për këtë çështje ka folur specialisti i futbollit, Alban Tafaj në “Euro 24” në News 24, në bisedën e bërë me Trevisa Tufën.
“Atij i është ofruar kontratë që në janar, gjithë kohës ai është fokusuar të skuadra. Koha ka ardhur dhe tekniku është ndjerë mirë. Ne nuk po e lavdërojmë punën e tij, thjeshtë po tregojmë për punën. Unë besoj se akordi do të arrihet, ka kimi dhe kjo është e rëndësishme. Kur ka kimi, dihet që gjërat do shkojnë mirë” – tha ai.
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co