Rigjykimi/ Rasti i dhunimit të 11-vjeçares, 35 vjet burg për katër të akuzuarit

rigjykimi rasti i dhunimit te 11 vjecares 35 vjet burg per kater te akuzuarit































Gjykata Themelore në Prishtinë , Departamenti për të mitur ka shpallur  aktgjykim dënues  në çështjen penale ndaj një të akuzuari dhe tre të miturve, për rastin e dhunimit të 11-vjeçares.

perd

Në rigjykim i akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 14 vjetësh, bën me dije indeksonline.

I mituri (1) është shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vjetësh.

I mituri (2) është shpallur fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vjetësh.lg.php?bannerid=5583&campaignid=538&zoneid=218&loc=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Frigjykimi 35 vjet burgim per 4 te akuzuarit ne rastin e dhunimit te 11 vjecares%2F&referer=https%3A%2F%2Findeksonline

I mituri (3) është shpallur fajtor për veprën penale të Dhunimit dhe veprën penale Keqpërdorimi i Fëmijëve në Pornografi dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 7 vjetësh.

Lidhur me të miturin (4) është veçuar procedura nga gjykata.

I akuzuari E.R  është liruar nga aktakuza për veprën penale të Trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar,  ndaj të njëjtit është vazhduar masa e paraburgimit.

I mituri (3) është liruar nga aktakuza për veprën penale të Trafikimit me njerëz, pasi nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

Pala e dëmtuar me përfaqësuesen e saj ligjore dhe përfaqesuesen e saj të autorizuar është udhëzuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike në kontest të rregullt juridiko – civil.

Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →