Është riaktivizuar zjarri në malin e Tërnovës në Njësinë Administrative Zerqan në Bashkinë Bulqizës.
Pasi ishte bërë e mundur shuarja e flakëve të cilat rrezikonin masivin pyjor me pishë shekullore në këtë zonë, zjarri është rindezur.
Ende nuk dihet nëse vatra e re e zjarrit është e qëllimshme apo është riaktivizuar nga vatra e mëparshme.
Autoritetet lokale në Bulqizë janë nisur menjëherë drejt vatrës së zjarrit për të bërë të mundur ndalimin e avancimit të saj dhe shmangien e dëmeve të mëdha në masivin pyjor me pishë të zezë të kurorës së liqenit të Zi.
[embedded content]
Ndërkaq, policia e Dibrës edhe pse ka nisur hetimet për rastet e zjarreve në Mat, Klos, Bulqizë e Dibër, ende nuk ka asnjë person të ndaluar apo proceduar për këto zjarrvënie që deri tani kanë shkaktuar dëm ekonomik qindra miliona lekë.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co