
Rei Manaj po habit të gjithë në futbollin turk. Ai është bërë specialist i goditjeve të lira pranë zonës së rreptësisë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi sot një tjetër gol fantastik në këtë mënyrë.
Në minutën e 64-t, teksa rezultati ishte 0-1 për Alaniaspor, Manaj shënoi golin e barazimit për Sivaspor. Një tjetër supergol i lushnjarit, i cili ka marrë edhe admirimin e tifozëve.
It can’t be stopped. Another great goal from Rey Manaj!
Sivasspor 1-1 Alanyasporpic.twitter.com/kv5j8eHQxx
— FootColic ⚽️ (@FootColic) March 9, 2024
Plot 15 gola për këtë sezon në Superligën turke për Manajn, duke i hedhur “dorashkën” Xhekos dhe Ikardit për shënuesin më të mirë. Jo vetëm kaq, Manaj ka detyruar edhe Silvinjon të rikthejë sytë nga ai dhe me siguri në miqësoret e marsit do të jetë i grumbulluar.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co