RENEA ‘zbarkon’ në Kurbin/ Ekonomisti i firmës u vra, zbardhet identiteti i pronarit që mbeti i plagosur

renea zbarkon ne kurbin ekonomisti i firmes u vra zbardhet identiteti i pronarit qe mbeti i plagosur
renea zbarkon ne kurbin ekonomisti i firmes u vra zbardhet identiteti i pronarit qe mbeti i plagosur

Zbardhet identiteti i pronarit të firmës ku ndodhi krimi i rëndë, i cili mbeti i plagosur, ndërkohë ekonomisti i tij humbi jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00, në fshatin Gurez të Kurbinit.

BalkanWeb mëson se bëhet fjalë për Arian Gjeloshin. Ky i fundit ndodhet në spital, ndërsa nuk dihet gjendja e tij. Sakaq, nga ky atentat mbeti i vrarë Selman Mihana, 70 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Selman Mihana, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea. Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →