Rei Manaj është kthyer në Shqipëri këto ditë për arsye personale, pasi ka marrë një javë leje nga klubi i Sivaspor me të cilin është në kontratë. Sulmuesi shqiptar në fakt pret ende të transferohet në ndonjë klub tjetër, nëse kush e kërkon, do të gjejë marrëveshjen ekonomike me palën turke.
Te Sivaspori as që mendojnë të bëjnë “skonto” për sulmuesin, pasi vetë trajneri Bylent Ujgun, ka pranuar se janë refuzuar oferta edhe të rëndësishme ekonomike, pasi janë cilësuar ende të ulëta për vlerat që ka lojtari shqiptar.
“Ka 3-4 skuadra që e duan Manajn. Por nëse nuk do të marrim parametrat financiarë që kërkojmë nga këto skuadra, drejtuesit tanë nuk do ta lejojnë të largohet. Manaj po bën stërvitje speciale këto ditë. Ai do të kthehet përsëri te Sivaspor. Ka 3-4 skuadra por nuk janë në nivelin e kërkesave që kemi.
Ne nuk shohim për shifra të tilla. Ata na kanë ofruar 6-7 milionë euro dhe ne nuk e kemi pranuar. Ai gjithsesi është një javë me leje, pas një jave do të mbyllë stërvitjen individuale dhe do t’i bashkohet skuadrës’, tha trajneri i Sivaspor për sulmuesin e Kombëtares.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co