Rebel Wilson u martua me partneren e saj Ramona Agruma në një ceremoni romantike në Sardenjë të shtunën.
Komediania 44-vjeçare dhe partnerja e saj 40-vjeçare shkëmbyen betimet e dashurisë dhe besnikërisë së përjetshme të shtunën, me njerëzit e tyre më të afërt në krah.
Pas martesës së tyre, dy gratë udhëtuan drejt Parisit për muajin e mjaltit. Dy gratë u panë duke ecur në rrugët e kryeqytetit parizien të hënën mbrëma, duke buzëqeshur dhe të kapura për dore, sipas Page Six.
Të dy mbajnë një profil të ulët, duke preferuar të mbrojnë jetën e tyre personale dhe ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg syrit të publikut.
Sipas informacioneve të Daily Mail, çifti fillimisht kishte planifikuar të martohej në vitin 2025 në një ceremoni buzë detit, por Wilson vendosi të ecë përpara për shkak të dashurisë së madhe që ka për Ramonën.
Rebel Wilson and Ramona Agruma honeymoon in Paris after fairy-tale Italian wedding https://t.co/EOvpLmbnLa pic.twitter.com/3gUAAcz0PP
— Page Six (@PageSix) October 1, 2024
Të dyja u takuan në vitin 2021 dhe njoftuan fejesën e tyre në shkurt 2023, dhe tashmë kanë një vajzë, Royce Lillian, e cila do të mbushë dy vjeç në nëntor.
Rebel dhe Ramona njoftuan lidhjen e tyre në rrjetet sociale në vitin 2022, pak para pushimeve të tyre të para së bashku në Porto Cervo të Sardenjës. Vendndodhja idilike ishte në fund të fundit mjedisi ideal për dasmën e tyre.
Sipas burimeve, aktorja ishte e emocionuar për martesën e saj dhe deklaroi se është “absolutisht e lumtur” që do të martohet me të dashurën e saj. Ceremonia ishte e thjeshtë, elegante dhe krejtësisht romantike, ku të pranishëm ishin vetëm miqtë më të afërt dhe familjarët. Një prej të ftuarve tregoi se aktorja mezi priste të hidhnin hapin e radhës në lidhjen e tyre dhe të martoheshin pa vonesë, pasi është shumë e dashuruar.
Rebel Wilson foli për planet e saj të dasmës në fillim të këtij viti, duke zbuluar se donte një ceremoni romantike buzë detit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co