
Ernest Muci realizoi golin e pare sezonal, mbrëmjen e së djelës në sfidën ndaj Antalyaspor. Futbollisti I kombëtares nuk po gjen shumë hapësira me trajnerin e ri te Beshiktashi.
Megjithatë në ato 3 minuta aktivizimi në ditën e djeshme, futbollisti shqiptar arriti të dalë te goli kundër Antalyaspor. Një sinjal i mirë ky nga Muci që në Turqi është lënë tërësisht në hijen e Rafa Silvas. Por në mediat turke raportojnë se Aston Villa ka bërë ofertën e parë zyrtare për Mucin.
Sipas tyre, janë ofruar 10 milionë euro për të nënshkruar me këtë lojtar, ndërsa pritet përgjigja e Beshiktashit. Ndoshta kjo është edhe arsyeja se përse trajneri i ri nuk po i beson shumë ish-futbollistit të Tiranës. Ai preferon Rafa Silvan që do të qëndrojë te Beshiktashi sesa një lojtar që me shumë gjasa do të largohet.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co