Nëse Teuta feston, fillimisht duhet të falenderojë Ergys Peposhin. Goli fantastik i tij ndaj Partizanit i dha 3 pikët durrsakëve, në një pikë vendimtare të sezonit. Pas ndeshjes, Peposhi tha se ekipi synon Final Four.
“Me vjen mirë që goli im i shërbeu ekipit për të marrë 3 pikët. Që me blerjet e janarit ekipi është forcuar shumë. Ky është goli me i bukur që kam realizuar ndonjëherë. Të them të drejtën, kam bërë vetëm 2 ditë stërvitje, sepse e kisha këmbën si të rënduar. Për sa i përket çerekfinales së Kupës, na dhemb sepse pësuam në minutën e fundit. Ndërsa në kampionat, matematika na lejon të luftojmë për “Final 4”, do i marrim ndeshjet një nga një” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co