Një operacion tepër i ndërlikuar dhe sfidues është kryer në QSUT mbi një paciente 29-vjeçare, e cila vuante nga një malformacion i rrallë kongjenital (meningocele lumbare). Kjo gjendje i kishte shkaktuar probleme të rënda në lëvizshmëri dhe ndjeshmëri.
Kryeministri Edi Rama përshëndeti suksesin e operacionit, falë përkushtimit të neurokirurgut Prof. Kita Sallabanda, i cili pas një karriere të shkëlqyer në Spanjë, ka filluar të japë kontributin e tij edhe në Shqipëri pranë QSUT.
Operacioni, i realizuar me sukses falë bashkëpunimit mes Prof. Sallabandës, neurokirurgut Prof. Artur Xhumari dhe kirurgut plastik-rikonstruktiv Prof. Nardi Kola, i ka dhënë 29-vjeçares mundësinë e shumëpritur për një jetë më të mirë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co