Reali i Madridit është makthi i Sitit, spanjollët përmbysën ndeshjen në 2-3 në sekondat e fundit të lojës

reali i madridit eshte makthi i sitit spanjollet permbysen ndeshjen ne 2 3 ne sekondat e fundit te lojes
reali i madridit eshte makthi i sitit spanjollet permbysen ndeshjen ne 2 3 ne sekondat e fundit te lojes

Reali i Madridit është shndërruar në makthin më të madh të Mançester Sitit në vitet e fundit. Edhe këtë herë, kur fitorja dukej gjithnjë e më pranë për “qytetarët”, “los blancos” ia dolën të tregonin madhështinë dhe të kthenin rezultatin në favorin e tyre.

Erling Halandi zhbllokoi shifrat e takimit në minutën e 19, ndërsa në të 60-tën erdhi kundërpërgjigja nga Kilian Mbapeja. Kur kronometri po maste minutën e 80, Halandi tundi përsëri rrjetën e mbrojtur nga Kurtua. Këtë herë, norvegjezi shndërroi në gol një 11 metërsh të fituar nga Fodeni.

Por vetëm 6 minuta më vonë Brahim Diazi ktheu sërish baraspeshën. Kur dukej se të dyja skuadrat u pajtuan me barazimin, erdhi edhe përmbysja e Realit. Madrilenët përfituan nga një gabim në mbrojtje i Sitit për të gjetur më pas rrugën e rrjetës me anë të Bellihngemit. Reali fitoi kështu me përmbysje 2-3, ndërsa një javë më vonë do të presë në “Santiago Bernabeu” Mançester Sitit për të përcaktuar se cili ekip do të shkojë në 16 më të mirët e Ligës së Kampionëve në këtë sezon./Sport Ekspres/

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →