Një nga lojtarët e pazëvendësueshëm të Milanit është Tizhani Reijnders. Pas Majk Menjasë, holandezi është lojtari më i përdorur nga Paulo Fonseka. Madje është “shtrydhur” në 1/8-at e Kupës së Italisë ndaj Sasuolos, në një ndeshje në të cilën u përdor gjerësisht rrotacioni.
1788 minuta për holandezin të cilin Milani në verën e vitit të kaluar e pagoi 20 milionë euro, por tashmë kjo kosto është trefishuar. Sivjet numri 14 kuqezi ka shënuar 8 gola (4 në Serinë A, 3 në Ligën e Kampionëve dhe 1 në Kupën e Italisë) dhe me klubin që duket se i ka mbyllur me sukses negociatat për rinovimin e kontratës.
Nuk ka asnjë informacion zyrtar, por është një detaj: Reijnders do të qëndrojë te “Djalli” deri në vitin 2029 (me opsion për një sezon shtesë) dhe rritja e pagës (Nga 1.7 në 3.5 milionë plus bonuse) do të ndihmojë të mbajë larg konkurrencën.
Kjo sepse që pas ndeshjes kundër Realit, pikërisht spanjollët janë vënë në ndjekje të mesfushorit për të cilin në orët e fundit raportohet një interes gjithmonë e në rritje nga Mançester Sitit që do t’i ofronte trefishin e rrogës që merr te “Djalli”.
PANORAMASPORT.AL