
Real Madridi duket se do t’i jap një zgjidhje situatës së Arda Guler. Madrilenët po e kuptojnë se nuk mund të lënë një lojtar të tillë në stol, edhe nëse kanë historinë e madhe mbrapa tyre. Arda Guler nuk kënaqet me faktin se është pjesë e Realit dhe të mos marrë minuta. Pavarësisht moshës 19 vjeçare, turku nuk futet tek ata lojtarë që presin me durim shansin e tyre. Ai kërkon që të largohet dhe të marrë më shumë besim ndërsa pakënaqësia e shtuar e tij është bërë një problem edhe për drejtuesit e klubit. Në merkaton e verës, Reali do të vendosi për largimin e tij, të paktën në huazim.
Nga ana tjetër Reali pritet të kthejë një tjetër talent të madh, Nico Paz. Argjentinasi është pjesë e Como-s, por do të rikthehet me fanellën e madrilenëve. Ai bëri debutimin e tij me Argjentinën A dhe në pak minuta shënoi me asistin e Lionel Mesit në fitoren 6-0 ndaj Bolivisë. Menjëherë pas takimit, Messi tregoi habinë e tij me pjekurinë e Paz që është vetëm 20 vjeçar. “Ka një mëndje mbreslënëse, unë shpresoj se do të vazhdojë të rritet. Ka shumë cilësi dhe ka për të shkuar shumë larg”, tha Mesi. Nico Paz premton më shumë qetësi në stol dhe te Reali mendojnë se kjo është zgjidhja më ideale. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news