
Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga moderatori Klevin Muka në News 24, komentoi raportin e DASH për Shqipërinë.
Lapaj theksoi se në vendin tonë korrupsioni është madhor, ndërsa si zgjidhje të vetme për çrrënjosjen e tij sheh reagimin mbarëpopullor.
“Në Shqipeëri korrupsioni të përplaset në fytyrë, korrupsioni është karburanti që mban ngrehinën në këmbë. Qytetarët duhet të presin krahët e zgjatur të politikës ndaj drejtësisë.
Vota deformohet në Shqipëri përmes blerjes, përmes përdorimit të të fortëve etj. E gjitha mund të ndryshojë falë vullnetit popullor. Ndërkombëtarët dokumentojnë sistemin, ndërsa qytetarët mund ta ndryshojnë realitetin duke reaguar”, deklaroi Lapaj.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co