
TIRANE
Lidhjet politike ngadalësojnë zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri. Kjo është një ndër gjetjet e Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Raportin e saj të Tranzicionit për Shqipërinë, i cili u prezantua këtë të hënë në ambientet e Bankës Kombëtare.
“Lidhjet politike shihen ende si një element madhor për të arritur sukses në jetë. Derisa ky element të ndryshohet dhe aftësitë e njerëzve të bëhen më të rëndësishme se lidhjet politike që ato kanë, zhvillimi i sektorit privat do jetë më i ngadaltë.”- tha përfaqësuesi i BERZH.
BERZH gjithashtu vë theksin te standardi i qeverisjes, për të cilin gjithashtu ka rezerva.
“Për sa i përket standardeve te qeverisjes, ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë vende mbrapa krahasuar me anëtarët e rinj të Bashkimit Europian, ne kohen kur ata u anëtarësuan. Ka ende hapa për ta zhvilluar këtë aspekt.”-vijoi më tej ai.
Një problematikë tjetër për zhvillimin konform BE-së janë qasja ndaj ndryshimeve klimatike, e evidentuar në takim nga guvernatori Gent Sejko.
Kreu i Bankës Kombëtare foli gjithashtu dhe për inflacionin dhe rritjen ekonomike ne vend, ku tha se ajo do te jete e qëndrueshme dhe ekonomia shqiptare ka ecur me mire edhe se parashikimet e bëra.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co