Ramadani sfidon Inter: Nuk shkojmë në “San Siro” për xhiro, duam rezultat pozitiv

ramadani sfidon inter nuk shkojme ne san siro per xhiro duam rezultat pozitiv
ramadani sfidon inter nuk shkojme ne san siro per xhiro duam rezultat pozitiv

Ylber Ramadani, mesfushori kuqezi, e nisi sezonin e ri sërish si titullar me fanellën e Lecce, por për fat të keq, ekipi i tij pësoi një humbje të rëndë 4-0 në shtëpi përballë Atalanta-s. Në një intervistë për mediat italiane, Ramadani shpreh keqardhjen për atë humbje pasi e kishin përgatitur ndryshe sfidën e parë në Serie A:

“Ne e kishim përgatitur ndeshjen për të fituar. Në 30 minutat e para ishim shumë intensiv, por më pas pësuan 2 gola brenda pjesës së parë. Pas këtij momenti ekipi humbi ekuilibrat”, u shpreh Ramdani duke u ndalur më pas te sfida e radhës në Serie A, transfertën kundër Inter, një ndeshje shumë e vështirë duke pasur parasysh që zikaltërit do të kërkojnë fitoren pas blofit kundër Geona-s:

“Ata janë kampionët në fuqi, janë një skuadër e fortë, por ne nuk shkojmë në “San Siro” për xhiro, do të përpiqemi të arrijmë një rezultat të mirë”, theksoi Ramadani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →