
Të dielën Kryeministri Rama mbledh Asamblenë e përgjithshme të PS me temë riorganizimin e partisë qeverisëse. Duket se edhe vetë partia në maxhorancë është e ndërgjegjshme për nevojën e riorganizimit, në kushtet kur qytetarët kanë pakënaqësitë e tyre për qeverisjen qendrore dhe lokale.
Në sondazhin e publikuar nga Instituti amerikan IRI pjesa dërrmuese e të anketuarve (63 për qind) renditin si problemet më të rëndësishme në bashkinë e tyre ekonominë, kostot e jetesës (çmimet e larta) dhe papunësinë (40 për qind e tyre), si dhe më gjerë korrupsionin dhe migracionin.
Thuajse gjysma e të pyeturve në të gjithë vendin ishin të pakënaqur me punën e bashkive dhe kryebashkiakëve. Edhe për News24 qytetarët u shprehen se keqqeverisja në të gjitha nivelet po përkeqëson jetët e tyre.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co