Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në zonën e Thethit në Shkodër ku ka shpërndarë edhe 200 tituj pronësie. Teksa foli për disa problematika, kreu i qeverisë dha lajmin se qeveria do të falë gjobat që janë vendosur për ndërtimet pa leje.
“Qeveria do të falë të gjithë këto gjoba sepse e kemi diskutuar dhe sic e thashë nuk janë tipikisht ndërtime të bërë abuzivisht për t’ju shmangur ligjit”, tha Rama.
Edi Rama: Sot janë 200 tituj pronësie që janë këtu, një pjesë do ta shpërndajmë tani, pjesën tjetër do ta merrni gjatë ditës.
Ndërkohë janë 90 tituj të tjerë, për një pjesë të tyr, rreth 40 mos gaboj, e do të duhet që bashkia e Shkodrës dihet të bëjë një ndryshim në studimin e zonës dhe për 50 tituj të tjerë është problematika e ndërtimit në pronën e tyre, por përtej afatit të lejuar në ligjin për legalizimet.
Do të gjejmë një zgjidhje të dedikuar për të gjitha ata, të cilët janë në kushtet tuaja, ku pamundësia e3 marrjes së një leje ka qenë objektive.
E dyta që ju e shtruat në takimet që bëmë herën e fundit është çështja e gjobave. Këtu ka një masë gjobash që janë vendosur si rezultat i ndërtimeve aty ku keni pasur shtëpinë e vjetër që janë bërë për shkak të nevojës për të krijuar ekonomi përmes turizmit dhe që nuk janë ndërtuar sipas ligjit, jo se nuk keni dashur, por sepse shtrëngimi i legjislacionit për këtë zonë të mbrojtur natyrore e ka bërë të pamundur. Qeveria do të falë të gjithë këto gjoba sepse e kemi diskutuar dhe sic e thashë nuk janë tipikisht ndërtime të bërë abuzivisht për t’ju shmangur ligjit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co