“Rama nuk kishte çfarë të thoshte”, Salianji para protestuesve: Ahmetaj zbuloi se kryeministri është kreu i bandës mafioze
Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur para protestuesve demokratë pranë Kuvendit duke thënë se Rama u detyrua të bllokojë opozitën për të hyrë në sallë.
Sipas tij kjo u krye për shkak se kreu i qeverisë “nuk kishte çfarë thoshte pasi Arben Ahmetaj tha se kreu i bandës mafioze në vend është Edi Rama”.
“E patë se si sot Edi Rama u detyrua të bllokojë deputetët e opozitës për të hyrë në sallë sepse nuk kishte çfarë thoshte kur Arben Ahmetaj tha se kreu i bandës mafioze në vend është Edi Rama. E dëgjuat me zë e figurë se si numri 2 i qeverisë tha se ne kemi vjedhur dhe pasi vjedhim zihemi me njëri-tjetrin”, u shpreh ai mes të tjerash.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co