Rama në Samitin e Komunitetit Politik Europian, ja ç’thotë analisti Ben Andoni dhe një koment për…

rama ne samitin e komunitetit politik europian ja cthote analisti ben andoni dhe nje koment per
rama ne samitin e komunitetit politik europian ja cthote analisti ben andoni dhe nje koment per

Analisti Ben Andoni në rubrikën “Opinion” në News24 duke folur për vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Londër, atje ku po zhvillohet  Samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku ndër të tjera Kreu i Qeverisë është takuar edhe me homologun grek, tha se “ky forum po përdoret nga BE përsa i takon ideve të veta”.

Andoni tha se në këtë forum janë 44 vende, ndërkohë që në BE janë 27 vende anëtare.

“Problemet kryesore që janë në tani dolën nga Samiti i NATO-s, dhe përplasja e ardhshme do të jetë me Kinën.

[embedded content]

Macron dhe Scholz janë përpjekur të gjejnë mënyra për tregtinë me Kinën.

Nëse i referohemi takimit të Ramës me Mitsotakis, çështja është se për çfarë kanë diskutuar. Mendoj se Mitsotakis ka qenë prezent në atë tavolinë dhe asgjë më shumë, pasi nëse do të ndodhte diçka e tillë, sigurisht që do të bëhej prezentë apo e ditur.

Qeveria shqiptare ka një qasje shumë të mirë me komunitetin çam. Ata ishin inisiatorë të asaj rezolutës që u miratua në Kuvend, përmes të cilit i kërkohet Greqisë heqja e ligjit të luftës”, tha Andoni.

Lidhur me lejen 5 ditore që iu dha Fredi Belerit për të shkuar në Strasburg, në seancën e parë të mbledhjes së Parlamentit Europian, analisti u shpreh se  asnjëherë nuk ka ndodhur që në burgjet shqiptare të ketë qenë një europarlamentar. “Leja ka të përcaktuar vetëm qëndrimin e Belerit në Himarë dhe në Strasburg, ndërsa në pjesën e ndërmjetme, nuk kemi asgjë të përcaktuar. Ministria e Drejtësisë shqiptare duhet të tregohej shumë e kujdesshme me këtë situatë, për vetë faktin se makina ku ka lëvizur Fredi Beleri ka imunitet diplomatik”, tha Andoni. Sipas tij, procedurat e drejtësisë në raport me Belerin, kanë lënë shumë për të dëshiruar, edhe pse mendoj se ai nuk duhej të ishte kandidat për Himarën.

Andoni tha se kemi një hap të parë të përbashkët, si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Greqia, për uljen e tensioneve mes dy vendeve.

“Gjëja më e keqe që ka bërë çështja e Belerit është se ka krijuar një problem etnik në një zonë që nuk ka pse ta ketë këtë problem, pasi në mendimin tim, kemi më shumë një problem linguistik në Himarë”, tha Andoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →