Kryeministi Edi Rama njoftoi nga punimet e Kongresit të PS, ndryshimet në qeveri. Rama tha se Taulant Balla largohet nga ministër i Brendshëm dhe shkon ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit. Kjo e fundit u propozua për kryetare të Kuvendit.
Ministër i Brendshëm shkon Ervin Hoxha.
Si pasojë e lëvizjeve në PS, pasi Bledi Çuçi u propozua për nënkryetar të Kuvendit, në vend të tij si kryetar i grupit parlamentar socialist shkoi Niko Peleshi i cili largohet nga ministër i Mbrojtjes, duke i hapur rrugë Pirro Vengut, aktualisht drejtor i Portit të Durrësit.
Ndryshimet në qeveri
Taulant Balla: Ministër për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin
Ervin Hoxha: Ministër i Brendshëm
Pirro Vengu: Ministër i Mbrojtjes
Petrit Malaj: Ministër i Financave
[embedded content]
Vijon…
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co