Kryeministri Edi Rama, emisionin e transmetuar në Rai 3 me fokus marrëveshjen e emigrantëve, e ka komentuar si një tretje të ekuilibrit mes gënjeshtrës dhe të vërtetës.
Ai thotë se RAI 3 e ktheu sekretarin e përgjithshëm të kryeministrit, Engjëll Agaçi, në një viktimë të një agresioni të pashembullt. “Nuk e kam ndjekur të gjithë dokumentarin, por më mjafton një fakt shumë i thjeshtë që aty është trumbetuar që sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë që është një figurë institucionale dhe i cili ishte viktima e atij agresioni të pashembullt refuzuar të përgjigjet, ndërkohë sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë i cili ka refuzuar të përgjigjet ka lajmëruar edhe padinë penale në gjykatën italiane, sepse Italia ka një legjislacion shumë të ashpër për shpifjen edhe e ka ende në kodin e vet penal, ka kthyer përgjigje pikë për pikë, pyetje për pyetje, në të njëjtën adresë nga ato pyetje i kanë ardhur dhe në afatin e kërkuar nga dërguesi në mënyrën më të paimagjinueshme pasi flet në atë emision skandaloz, del edhe në kanalet e ujërave të zeza këtu në Shqipëri dhe vazhdon të thotë që askush nga viktimat e tij nuk i ka dhënë asnjë prononcim”, thotë Rama.
Ai është pyetur nëse i ka telefonuar drejtorit të RAI-t. “E para ka pasur një tjetër gënjeshtër që ka marrë dhënë me shpejtësi të madhe sipas së cilës unë e kam telefonuar dhe i kam shfryrë tërbimin. Ndërkohë që unë nuk kam pasur telefonatë me të, në rastin konkret kur doli kjo gënjeshtër e radhës, por i kam dërguar një mesazh shumë normal për të pasur një komunikim, ai më ka kthyer një mesazh që do të të marr mbrapsht dhe telefonata ka ndodhur pak orë më parë, pa asnjë lloj shqetësimi tjetër, përveç faktit që kemi të bëjmë me një situatë anormale ku viktima e një sulmi skandaloz jo vetëm është denigruar me shumë të pavërteta, por edhe paraqitur para publikut si një person që ka refuzuar të përgjigjet ndërkohë që ai është përgjigjur një për një dhe kaq”, u shpreh kryeministri gjatë një interviste për Top Channel.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co