Ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë 22-vjeçari në Mat

ra ne kontakt me rrymen nderron jete 22 vjecari ne mat
ra ne kontakt me rrymen nderron jete 22 vjecari ne mat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat, ku një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike.

Policia njofton se i riu ka qenë duke punuar me linjën kabllore të internetit kur ka ndodhur ngjarja.

Mat/Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, në fshatin Fshat në Klos, shtetasi D.P., rreth 22 vjeç, duke punuar me linjën kabllore të internetit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →