Qeveria e Viktor Orban mohon se mjetet shpërthyes në Liban të jenë prodhuar në Hungari

qeveria e viktor orban mohon se mjetet shperthyes ne liban te jene prodhuar ne hungari





































“Pagers”, mjetet e komunikimit e përdorur në një sulm vdekjeprurës në Liban të martën nuk ishin prodhuar në Hungari, pavarësisht lidhjeve të raportuara me një kompani me bazë në vendin e Evropës Qendrore, ka thënë të mërkurën një zëdhënës i qeverisë hungareze.

liban

Deklarata e tij vjen pasi një kompani tajvaneze, marka tregtare e së cilës shfaqet në Pagers që shpërthyen, tha se modelet e përdorura në Liban ishin projektuar dhe prodhuar nga distributori i saj BAC Consulting – me qendër në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, raporton CNN.

“Autoritetet kanë konfirmuar se kompania në fjalë është një ndërmjetëse tregtare, pa asnjë vend prodhimi apo operimi në Hungari”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs në një postim në X.

“Ai ka një menaxher të regjistruar në adresën e tij të deklaruar dhe pajisjet e referuara nuk kanë qenë kurrë në Hungari,” thuhet më tej në deklaratën e tij.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →