“Qeveri teknike dhe zgjedhje të lira”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Mos të të rrejë mendja me 97 apo 98

qeveri teknike dhe zgjedhje te lira berisha i pergjigjet rames mos te te rreje mendja me 97 apo 98
qeveri teknike dhe zgjedhje te lira berisha i pergjigjet rames mos te te rreje mendja me 97 apo 98

Kryetari i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e Partisë Demokratike, ku të pranishëm ishin drejtuesit politikë në qarqe, tha se kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen.

Berisha tha se “Ramën nuk duhet ta gënjejë mendja për 1997 apo 1998”.

Kreu i PD u shpreh se opozita kërkon qeveri teknike, zgjedhje të lira dhe zgjedhje të ndershme.

“Miq!

Skuadra që Edi Rama paraqiti para shqiptarëve është dhe do të jetë objekti më i fuqishëm i sulmit qytetar.

Edi Rama mendon ti se me këta hajdutë që po i rishpëndan nëpër Shqipëri do të mund të mashtrosh, me këta banditë, kriminelë do mund ti kërkosh votë shqiptarëve.

Me mburojën që u bëre me Skapin kujton se mashtron shqiptarët.

Jo mor jo, kurrë, as ata as ti nuk kaloni më, jeni të humbur. Jep dorëheqjen dhe mos të rrejë mendja me 97 apo 98.

Qeveri teknike, zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, ndryshim, ndryshim, ndryshim.

Miq!

Edhe njëherë ua përsëris. Sot ai nxorri ekipin e hajdutëve para jush.

Mos harroni kurrë një gjë, se nuk ka qenie më frikacake mbi tokë se hajduti, se i pari që ja mbath është hajduti, se hajduti nuk është qenie drite, por qenie terri, errësire.

Ndaj dhe me epërsi morale, me guxim të gjithë në sulm, të gjithë drejt fitores.

Rrofshi ju, rroftë Partia Demokratike, rroftë fitorja”, tha Berisha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →